Lajme
I shet qeverisë zvicerane 700 mijë maska false: Ndiqet kompania
Tani është ngritur një kallëzim penal kundër kompanisë "Emix Trading" për fajde në kantonin e Cyrihut

Ushtria Zvicerane ka blerë plot rreth 700,000 maska të padobishme – nga dy sipërmarrës të rinj nga Cyrihu. Maskat thuhet se ishin të falsifikuara dhe gjithashtu të infektuara me myk, raporton gazeta “Tages-Anzeiger” .
Nga gjithsej 1.5 milion maska me një çmim të njësisë prej 8.50 deri në 9.90 franga, rreth gjysma (mbi 700 mijë) prezantohen sikur kanë ardhur nga kompania egjiptiane “Chemi Pharma Medical”.
Mirëpo, kompania në fjalë prodhon maska mbrojtëse, por jo maska FFP2, transmeton albinfo.ch.
Pronari i saj ka thënë për gazetën e përmendur : “Unë kam mësuar në prill se dikush po keqpërdorte emrin e kompanisë sime për të shitur maska. Nuk e di kush qëndron prapa këtij keqpërdorimi”.
Kompania furnizuese në Zvicër është Emix Trading, një kompani e Cyrihut që u transferua në Zug menjëherë pas këtij biznesi të realizuar, përcjell albinfo.ch. Sipas raportit, tani është ngritur një kallëzim penal kundër kompanisë për fajde në kantonin e Cyrihut.
Deri në vendimin gjyqësor vlen prezumimi i pafajësisë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ibrahim Berisha shënon historinë, zgjedhet deputet në Parlamentin e Friburgut Zgjedhjet e 7 marsit në Zvicër ia siguruan një ulëse në Parlamentin komunal të Friburgut bashkatdhetarit...
-
Vota e shqiptarëve i siguron Ramajt vendin në qeverinë e komunës zvicerane
-
Shqiptarja, shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë
-
Dua Lipa nominohet për tri çmime prestigjioze në “Grammy Awards”
-
Musa Kamenica zgjidhet sërish asamblist komunal në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
A do të mbarojë bllokimi më 22 mars apo jo: Parlamenti do të vendosë tani Mbi të gjitha, Komisioni Ekonomik dëshiron të përshpejtojë hapjen dhe t`i bëjë të qasshme për njerëzit,...
-
Zvicra uron sukses për gratë e Kosovës
-
69 % e votuesve në Gjenevë mbështesin familjet me të ardhura të ulëta
-
BAG: 2744 raste të reja me Covid në Zvicër
-
Më pak raste të gripit sezonal në Zvicër, falë masave parandaluese Covid