Opinione
Idetë e gabuara mbi integrimin!
Sipas disa vlerësimeve, bile edhe institucionale, fakti i figurimit në regjistrin e dënimeve, se dikush i ka borxhe shtetit dhe nuk i paguan rregullisht tatimet, simbolizon një shenjë mosintegrimin në shoqërinë e pranimit
Çështja e integrimit në Evropën Perëndimore përballet shpeshherë me paragjykime, qofshin ato pozitive apo negative.
Në përditshmëri nuk janë të rralla rastet kur dëgjojmë se disa personave apo popujve iu jepet automatikisht epiteti i njerëzve të integruar mirë në shoqëri, pa menduar gjerë e gjatë!
Madje, ky vlerësim aplikohet edhe për personat që kurrë nuk kanë qëndruar në shtetin e pranimit apo gjenden aty vetëm që prej pakë kohësh, ndoshta edhe vetëm në cilësinë e turistit.
Një “privilegj” të tillë e bartin posaçërisht shtetasit që vijnë nga vendet që konsiderohen, sipas disave, si më të civilizuara apo më të afërta “kulturalisht” me shtetet e pranimit.
Nëse te disa është ngufatur ky vizion në bindjet e tyre, kjo nuk domethënë se mendimi i tillë bashkëndahet nga gjithë të tjerët. Në fakt, ky vlerësim lehtë u nënshtrohet kritikave pragmatike, sipas së cilave integrimi nuk është thjesht një proces automatik apo i krijuar paraprakisht!
Duket se kjo analizë iu afrohet më tepër realiteteve, pasi që përgjithësimet nuk japin përgjigje të kënaqshme për të gjitha rastet individuale. Nuk është numri i vogël i atyre që ballafaqohen me po të njëjta vështirësi integrimi, ashtu si gjithë të tjerët, pa marrë parasysh vendin nga vijnë.
Nëse e marrim shembullin e aplikimit për shtetësi, në shumicën e shteteve të huaja kërkohet plotësimi paraprak i disa kushteve; në mesin e tyre natyrisht se e hasim çështjen e integrimit në punë, njohjet gjuhësore të vendit ku jetojmë etj.
Ndër kushtet nuk mungojnë as aspektet që lidhen me pagesën e tatimeve dhe borxheve ndaj shtetit, pa e harruar edhe atë se a figurojmë në regjistrin e dënimeve.
Sipas disa vlerësimeve, bile edhe institucionale, fakti i figurimit në regjistrin e dënimeve, se dikush i ka borxhe shtetit dhe nuk i paguan rregullisht tatimet simbolizon një shenjë mos integrimin në shoqërinë e pranimit.
Nuk duhet vërejtur kurrgjë të keqe në kushtëzimin e tillë; janë në pyetje një sërë kushtesh të imponuara dhe të kuptueshme për dhënien e vlerësimit se a plotësohen apo jo të gjitha kushtet për marrjen e shtetësisë.
Por ky vlerësim përfshin vetëm një pjesë të së vërtetës! Nga analizat e tilla, vetëm një pjesë e tyre e kanë kuptimin e duhur, e assesi e gjithë ajo që mendohet nganjëherë nga disa!
Është i madh numri i shtetasve të vendeve ku jetojmë dhe të cilët janë në borxhe deri në “fyt”, që kanë vonesa të mëdha në pagimin e tatimeve, që figurojnë në regjistrin e dënimeve për vepra penale.
Vallë, çka të thuhet atëherë për individin, i cili, brez pas brezi, jeton në vendin e vet dhe kurrë nuk ka hezituar që të mos i përmbushë obligimit e tij elementare ndaj shtetit të vet?!
Ky fakt është i pamohueshëm, por vlerësimet për këto probleme nga disa “specialistë” të integrimit, kufizohet vetëm në analiza sipërfaqësore dhe të zhveshura nga pragmatizmi. Nuk thuhet për to se nuk janë mirë të integruar në shoqëri.
Ndodh edhe ajo që këto kategori personash, jo mirë “të integruar” në vendin e vet kërkojnë nga tjetri, nga i huaj, që të integrohet në shoqërinë e pranimit, duke kërkuar nga i huaj që t’i përmbushë të gjitha obligimet.
Këto janë pikërisht disa nga shembujt, të cilat çështjes së integrimet i’a japin nganjëherë ngjyrën e paradokseve.
Fundja, si shtetasi i huaj ashtu edhe ai i vendit, i kanë gati se të njëjtat detyrime ndaj shtetit dhe shoqërisë. E panevojshme pra që ca gjëra të vihen sistematikisht në barrë të çështjeve të integrimit.
Apo nëse termi përkatës është aq i pëlqyeshëm për disa, le të përdoret atëherë me mençurinë dhe në vendin e duhur, e jo ashtu si i konvenon shijes subjektive apo politikës së të dikujt!
Në ditën e sotme, është me të vërtetë një “budallaki” të vlerësohet se dikush që e ka tejkaluar shpejtësinë e vozitjes apo që nuk ka arritur t’i paguaj me kohë disa fatura, të konsiderohet si një person pak i integruar në shoqëri.
Analizën tonë do ta rezymojmë kësisoj; përse duhet të flasim gjithmonë, e pareshtur për integrimin, aty ku duhet e aty ku s’duhet. I takon çdokujt që t’i respektojë rregullat e një shoqërie, t’i respektojë ligjet e shtetit, kulturat dhe traditat e të tjerëve. Përse po duhet të flasim gjithmonë për të huajnë, për të vendit dhe për ata të tjerët. Fundja, ai që nuk i respekton këto, le të jetë i huaj, i vendit, do të mbetet prapëseprapë ai i cili nuk i respekton rregullat dhe vlerat e një shoqërie.
Çdokush duhet të japë mundin permanent për integrim në një shoqëri, qoftë për respektimin e rregullave, qoftë për respektimin e ndërsjellë në këto hapësira diversiteti kulturor, fetar, etnik…
Fundja, si i huaj, ashtu ai i vendit mbajnë obligime për respektimin e rregullave dhe normave të një shteti apo shoqërie të caktuar. Çdokush përballet me nevojën permanente për integrim në shoqëri, në mjedisin e caktuar, e kjo vlen si për të huajin, ashtu edhe për atë të vendit; jemi gjithashtu në reciprocitet veprimesh të njëkohshme.
Nënkuptohet se kjo formulë nuk u konvenon aspak atyre që mendojnë se “integrimi” duhet të aplikohet vetëm për disa, vetëm për disa “kategori” të njerëzve dhe të popullatave. Sa gabim e kanë këta të shkretit, që mendojnë asisoj!
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Ushtarët e ushtrisë zvicerane janë në karantinë për shkak të norovirusit Rreth 30 ushtarë nga Grupi i Artilerisë 1 në Bière në kantonin Vaud dhe Shkolla Shëndetësore...
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin