Futboll

Igli Tare mbetet në Lazio

Njëri prej drejtorëve sportiv më të suksesshëm viteve të fundit në Itali, shqiptari Igli Tare, këtë vit është kërkuar me ngulmë nga shumë skuadra, përfshirë edhe skuadrën e madhe italiane Milano, transmeton albinfo.ch.
Por Tare duket se ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
Presidenti i skuadrës, Claudio Lotitos, i ofroi dyfishim page dhe zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023 dhe kjo duket se e ka bindur Taren që t’i besojë projektit të Lazios.
Ai drejton skuadrën kryeqytetase prej vitit 2009.