Bota
“IKEA” ka shitur për 38.8 miliardë euro mobilie në gjithë botën
Shitoret e mobilieve “IKEA” kishin realizuar shitje me pakicë që arrijnë shifrën 38.3 miliardë euro, duke përfshirë shitjet në internet, për vitin fiskal deri në fund të gushtit 2017. Shuma është 5% më e lartë se një vit më parë, tha kompania përgjegjëse “Inter IKEA”, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për 403 dyqane në gjithsej 49 tregje në gjithë botën.
Në vitin paraprak fiskal, deri në fund të gushtit 2016, shitjet totale me pakicë u rritën me 8%.
“Në vitin 2018 është planifikuar të hapen 22 dyqane të reja “IKEA” në Indi dhe Letoni dhe zgjerimin e vazhdueshëm të formateve të reja dhe zgjerimin e tregtisë elektronike”, thotë “Inter IKEA”.
“Në afat të gjatë ne do të vazhdojmë të studiojmë mënyra të reja për të tërhequr klientët në tregjet ekzistuese dhe potenciale të reja me një fokus në Azinë Juglindore dhe Amerikën e Jugut”, shtoi kompania.
Dyqanet “IKEA” janë në pronësi të 11 franchisees, nga të cilat “IKEA Group” është më i madh me 355 dyqane.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










