Kosova

IKSHPK: Të mos pihet uji nga puset në vendbanimet e vërshuara

"Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund të përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100º C së paku 10 min"

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes më ujin e pishëm pas vërshimeve të fundit pasi thekson se gjendja është e jashtëzakonshme, transmeton albfinfo.ch.

“Në vendbanime, rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në siprfaqe materie fekale. Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat  laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Dragash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:  Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara, furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit, uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund të përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100º C së paku 10 min, kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin, ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike”, thuhet në apelin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Aty bëhet e ditur se situata epidemiologjike është nën kontroll të vazhdueshëm nga ekipet kujdestare.