Integrimi

Ilir Brahaj, me vallëzim drejt suksesit

Ilir Brahaj nga Feldmark i Gelsenkirchen hobin e tij e ka kthyer në profesion. Si valltar i free style (vallëzim i rrugës), ai është bërë shumë i njohur në këtë regjion.

Ilir Brahaj është profesionist i vallëzimit të hip – hopit dhe free style-it. Me pasionin e tij djaloshi  ka arritur t’u rezistojë të gjitha skenave të mëdha.

Pasionin e ka shndërruar në profesion

Rroba shumëngjyrëshe, një kapelë në kokë të kthyer prapa, një çantë me një figurë të “Teenage Mutant Ninja Turtles”, Ilir Brahaj është një fenomen optik, të cilin menjëherë ta rrokë syri. Dhe këtë e kërkon edhe 25-vjeçari nga Feldmarkeri, jo vetëm nga paraqitja e tij e jashtme, por edhe nga ajo çfarë ai bën. Iliri është valltar spektakular. Si valltar i hip hopit ai e kupton këtë si një art i lëvizjes, ku ai shpreh gjithë personalitetin e tij. Ai ka shumë fat që pasionin e tij mund ta ushtrojë si profesion, shkruan derwesten.de.

“Unë punoj që dy vjet, vallëzimin e kam si profesion të lirë”, shpjegon koreografi me prejardhje nga Kosova. “Mbaj kurse të vallëzimit në shkolla, konkurse vallëzimi, si dhe kam një grup vallëzimi”, njofton albinfo.ch.

Kohët e fundit ai bashkë më grupin e tij “Urbanatix” kanë marrë pjesë në një koncert . Aty përveç Ilirit, u prezantuan edhe valltar të tjerë në një shou të drejtpërdrejtë, duke dhuruar akrobacione të ndryshme. Iliri vitin e ardhshëm është ftuar për të marrë pjesë në një audicion në Los Angeles. Megjithatë ai edhe aktivitet e tjera nuk i lë pas dore.

“Unë jap kurse në Gelsenkirchen, Essen, Herten dhe Herne. Shpesh aktivitetet i zhvillojmë në lokacionet e shkollës”, thotë ai. Verën e kaluar ka dhënë një shou në shkollën e përgjithshme Berger Feld. Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në qytetin e tij, përcjell albinfo.ch.

Punonjësit e rinj, qendrat kulturore dhe Fondacioni Gerald Asamoah e mbështesin Ilirin gjithnjë e më shumë për punën e tij.” Kjo është diçka e veçantë. Më punën time unë e përfaqësoj edhe Gelsenkirchenin”, është shprehur Brahaj.

Përveç se është koreograf dhe mësues për të rinj, Iliri bashkë me grupin e tij është bërë i njohur duke marrë pjesë në shumë koncerte dhe manifestime të ndryshme.