Feja
Imami shqiptar në Zvicër uron myslimanët për muajin e Ramazanit
Besimtarët e fesë islame sot kanë festuar ditën e parë të muajit të Ramazanit.
E një urim për këtë muaj e ka shprehur edhe imami shqiptar në Bernë, Mustafa Memeti.
Ai ka uruar që ky muaj të sjellë harmoni, mirëqenie e dashuri, teksa e ka quajtur si muaj të mëshirës, sakrificës dhe begatisë.
Urimi i tij i plotë:
URIME MUAJI I MADHËRISHËM I RAMAZANIT
Ramazani është muaji i Kuranit. Vlera e këtij muaji është e pakontestueshme për mbarë njerëzimin, për atë shkak dhe jemi të obliguar me agjërim si janë obliguar popujt e mëhershëm.
Kështu që jemi të obliguar ta agjërojmë të gjithë besimtarët, me përjashtim të atyre të cilët lirohen nga agjërimi, por nuk lirohen nga botëkuptimi i agjërimit, kështu duhet patjetër të participojnë në nyjën sociale, pa dallim statuti.
Agjërim është shumëdimenisional dhe efektiv, që bazohet tek edukata hynjore, tek individi, familja dhe shoqëria, në veçanti në kontrollimin e veseve të epshit dhe për të bërë mirënjohje ndaj Krijuesit të universit, për dhuntitë që ia ka dhuruar njerëzimit.
Ramazani është një akt afirmues dhe shumë fitimprurës për të dy xhihanët.
Agjërimi bën që njeriu të frenohet nga çdo ligësi.
Shfrytëzoj rastin t’ ju them të gjithë juve urime muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e mëshirës, sakrificës dhe begatisë.
Uroj që të na sjellë neve dhe mbarë njerëzimit harmoni, mirëqenie dhe dashuri në të gjitha mjedisat tona.
E lus Krijuesin që të na pranojë dhe të na lehtësojë agjërimin, e të na pranojë lutjet, ibadetet dhe kontributet tona.
Me respekt,
Miku juaj, Mustafë Memeti
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor