Lajme
Imzot Gjergji u uron besimtarëve Pashkët
Me rastin e Festës së pashkëve, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, iu është drejtuar besimtarëve dhe qytetarëve tjerë me një urim festiv.
Në urimin e tij, Ipeshkvi Gjergji veç tjerash thekson: “Ne, të cilët besojmë, me zemër plot gëzim, falënderojmë Zotin e Ringjallur, i cili, na bashkon në dashurinë e Tij të përkryer dhe jetëdhënëse. Dashuri kjo, të cilën, Zoti e ka manifestuar në forma të ndryshme dhe e ka vulosur me gjakun e Qengjit të pafajshëm, në flijimin e Kalvarit.
Sot, ditën e Pashkëve, me gëzim-plotë dhe me shpresë dëshmojmë se Zoti ynë Jezu Krishti, e ka mundur vdekjen dhe me ngjalljen e Tij, të gjithë ne jemi ftuar, të jemi të bijtë e Atit tonë në Qiell”, thuhet ndër të tjera në urimin e Imzot Dodë Gjergjit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg















