Ekonomi
Industria e Eurozonës, ka rënë “përtokë”
Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, pati një rënie me 1.9% të prodhimit industrial në nëntor nga muaji i kaluar
Prodhimi në industritë e Eurozonës ra poshtë pritshmërive në nëntor, duke konfirmuar të dhënat e dobëta kombëtare që kanë rritur shqetësimet për ekonominë në tremujorin e fundit të vitit 2018.
Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, publikoi një rënie me 1.7% të prodhimit industrial në 19 vendet e valutës së përbashkët gjatë nëntorit, duke ndjekur një rënie me 0.1% në tetor dhe me 0.6% në shtator.
Nëntori solli performancën më të dobët që prej shkurtit 2016, ku prodhimi ra me 2.1%. Me bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 3.3% në nëntor.
Pavarësisht se ishin negative, të dhënat nuk befasuan pasi ndoqën publikimin e treguesve kombëtarë gjatë ditëve të fundit, transmeton ‘Scan’.
Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, pati një rënie me 1.9% të prodhimit industrial në nëntor nga muaji i kaluar, përcjell albinfo.ch.
Prodhimi ra gjithashtu ndjeshëm në Francë dhe Itali. Ekonomistët kanë parashikuar një rritje të ngadaltë ekonomike në 3 muajt e fundit të 2018-ës, pas një rritjeje me 0.2% në tremujorin e tretë dhe me 0.4% në të dytin.
Në nivel të Eurozonës, tkurrja erdhi kryesisht nga një rënie e madhe mujore me 2.3% në prodhimin e mallrave kapitalë, si makineritë, gjë që tregon për një rënie të perspektivës për investime.
Prodhimi i mallrave të qëndrueshëm të konsumit, si frigoriferët, ra me 1.7%, ndërsa prodhimi i mallrave afat-shkurtër, si veshjet, ra me 1%, për të tretin muaj radhazi. Prodhimi në energji pati gjithashtu rënie me 0.6% për muajin.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?