Kosova
Prishtinë: Infektiva, e mbushur me pacientë, shumica mërgimtarë
Pjesa më e madhe e të shtrirëve në repartin intensiv të kësaj klinike javëve të fundit, sipas mjekëve, kanë qenë mërgimtarë
Shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve janë regjistruar edhe të martën në Kosovë. Infektologu Lirim Tafilaj ka thënë për Ktv se në Infektive nuk ka më vende të lira.
“Për momentin janë të shtrirë 119 pacientë. Janë kapacitetet e plota të mbushura. Disa pacientë janë në gjendje të rëndë. Pacientët që kanë nevojë për hospitalizim, i orientojmë edhe në klinikat e tjera për COVID”, thotë Tafilaj, transmeton Albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e të shtrirëve në repartin intensiv të kësaj klinike javëve të fundit, sipas mjekëve, kanë qenë mërgimtarë.
Ky pacient ka ardhur në Kosovë javë më parë nga Zvicra dhe është në gjendje të rëndë.
E një pacient në gjendje më të lehtë thotë se vizita në Kosovë i ka kushtuar me infektim.
“Këtu kom ardhur e kom marrë Covidin në vendin tonë”, thotë Gazmend Zejnullahu, që jeton në Itali.
Gjendja me COVID 19 është përkeqësuar në muajin gusht, ndërsa sfidë mbeten kapacitetet e SHSKUK-për të përballuar numrin e madh të të hospitalizuarve, veçanërisht të atyre që kanë nevojë për mjekim intensiv.
VIDEO:
https://youtu.be/zvJ2ir9rrKI
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











