Lajme
Infermierja shqiptare në Gjermani tregon disa të vërteta për kolegët që duan të punojnë atje
Secili infermier që mendon të lërë vendlindjen, duhet të ketë parasysh disa ligje në Gjermani
Infermierja shqiptare, Ana Luca, ka treguar disa të vërteta për kolegët e saj infermierë që duan të punojnë dhe të jetojnë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Luca ka thënë se duhet të mësohet gjuha gjermane në nivelin B2 për të mos pasur proble më pastaj në vendin ku do të punojnë.
Ajo thotë se nuk duhet të nënshkruhen ofertat për kurse falas të gjuhës, sepse sipas saj, do t’ju kushtojnë pastaj në kontratat e punës në Gjermani.

- Në mënyrë absolute duhet të mësoni gjuhën gjermane, mundësisht niveli B2!! Sa më shumë t’i bëni bisht mesimit të gjuhës, aq më shumë do të hiqeni zvarrë në Gjermani.
- Në mënyrë absolute mos u tundoni nga ofertat që ju japin për t’u ofruar kurse falas të gjuhës gjermane!! (Çdo firmë që hidhni do t’ju kushtojë në Gjermani).
- Në mënyrë absolute mos firmosni asnjë kontratë paraprake me asnjë kompani.
- Gjermania ka nevoja të jashtëzakonshme për profesionistët e shëndetit sa ka ardhur dita kur dikur para 10 vjetëve u thoja studentëve të mi që mësoni fort se profesioni infermier nuk humbet asnjëhere dhe përgatituni për të punuar jashte vendit!!!
- Nuk keni nevojë për askënd, vetëm për gjuhën gjermane dhe vullnbetin tuaj!
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













