Lajme
Iniciativë: Të ndihmojmë familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë
Zurich Foundation (Fondacioni i Zurich Insurance Group) ka mbështetur këtë iniciativë duke mundësuar dyfishimin e çdo shume që dhurohet për familjet e prekura nga vërshimet.
Në Zvicër është ndërmarrur një iniciativë nga mërgimtarët shqiptarë për ndihmën e familjeve të prekura nga vërshimet.
Aferdita Gjoklaj tregon për Albinfo.ch se këtë iniciativë e ka marrur këto ditë, për t’u ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.
“Zurich Foundation (Fondacioni i Zurich Insurance Group) na ka mbështetur duke mundësuar dyfishimin e çdo shume (para) që dhurohet për këto familje (d.m.th. nese dikush vendosë të bëjë nje donacion prej 25CHF, automatikisht fondacioni e dyfishon edhe 25 CHF tjera dhe totali i kontributit tuaj do të jetë 50 CHF)”, tregon Aferdita.
Deri më tani rreth 1,400 shtëpi janë dëmtuar (në zonat Skenderaj, Mitrovicë dhe Klinë). Të gjitha paisjet elektrike e po ashtu edhe gjërat materiale siç janë mobilet e ndrzshme, janë dëmtuar nga uji.
“Pa ndihmën e diaspores, populli jonë e ka shumë të vështirë mbijetesën. Prandaj çdo kontribut i juaji, sado i vogël që të jetë, mundet me pas një ndikim të madh tek disa persona. Është një mundësi shumë e mirë për ata që dojnë me kontribu në Kosovën tone”, shprehet Aferdita.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













