Autotech
Instagram heq filterat me efekt të ‘operacioneve plastike’
Shumë përdorues të internetit e përshëndetën këtë vendim
Filterat e Instagram që i bëjnë përdoruesit të duken sikur i janë nënshtruar një operacioni plastik do të largohen nga rrjeti social.
Spark AR, platforma për realitet virtual që i krijon këta filterë, lëshoi një deklaratë duke njoftuar kështu përditësimin e ri.
Kompania tha se është duke i rivlerësuar “rregullat e saj ekzistuese që kanë të bëjnë me mirëqenien”, duke thënë se ata që i përdorin efektet e Spark AR duhet të kenë një ‘eksperiencë pozitive’, transmeton Gazeta Express.
Duke treguar për ndryshimin e ri, kompania tha se është duke i fshirë të gjitha efektet që kanë të bëjnë me kirurgji plastike, nga galeria e efekteve në Instagram.
Shumë përdorues të internetit e përshëndetën këtë vendim për t’i hequr këta filterë nga Instagram, duke thënë se ky është lajmi më i mirë që e kanë dëgjuar që një kohë percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit Rekord i ri në tregjet valutore, frangu zviceran forcohet ndjeshëm ... -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone













