Lajme

Interesante, Suedia hap një hotel të akullt në vitin 2021 (Foto)

Suedia është një nga shtetet, e cila shquhet për ide interesante dhe të padëgjuara më herët. Këto ditë janë publikuar fotot e para nga Hoteli i Akullt për vitin 2021 që po bën gjiron në botë, përcjell albinfo.ch.

Hoteli i veçantë ndodhet në Suedi dhe çdo vit ai ndërtohet nga e para, duke përdorur vetëm borë dhe akull nga fshati Jukkasjarvi, aty ku kalon lumi Torne.

Thuhet se ky hotel do të qëndrojë i hapur deri në prill të vitit 2021, atëherë kur nis edhe shkrirja e akullit.

I hapur në vitin 1989, hoteli i akullt bëri të mundur që zona e Laplandit në Suedi të shndërrohej në një destinacion turistik për gjithë vitin. Fakti që gjithçka është e shkrirë çdo pranverë lejon arkitektët t’u japin forma të ndryshme dhomave, por edhe ambienteve të përbashkëta, si barit dhe restorantit.

Në total, për të krijuar këtë hotel përdoren 1.000 blloqe akulli, secili me peshë prej 2,5 tonësh, shkruan a2news, përcjell albinfo.ch.

Suedia hap hotelin e akullit për vitin 2021