Autotech
Interneti mbush 50 vjet
Sot, në rrjet mund të numërohen rreth 1.7 miliard sajte webi
Ishte data 29 tetor 1969 kur një pako e vogël të dhënash transmetohej nga universiteti UCLA i Los Angelesit, në institutin e kërkimeve Stanford.
Informacionet, që udhëtonin me një shpejtësi 50 kbps, rreth 2700 herë më ngadalë në krahasim me sot, në rrjetin e transmetimit Arpanet, projektuar nga departamenti amerikan i mbrojtjes, përfaqësojnë hapin e parë të procesit që çoi në krijimin e internetit modern.
Agjencia për projektet e kërkimit të avancuar të departamentit të mbrojtjes, kishte një sistem komunikimi që bashkonte vetëm katër terminale dhe ajo konsiderohet paraardhësja e sistemit të internetit. Transmetimi i parë, duhej të mbante fjalën login, por sistemi pësoi një crash dhe në destinacion mbërritën vetëm dy shkronjat e para.
Kërkuesi vizionar i Cernit, Tim Berners Lee, ëndërronte të mund të organizonte të gjitha informacionet që qarkullonin në laboratorin në gjenevë në një rrjet. Ideja ishte revolucionare; ai filloi punën në 1989 por vetëm në 1991 mundi të prezantonte para botës, World Wide Web bazuar në një gjuhë të re programimi, html, që përmes adresave të sakta, url, lejonte magazinimin e informacioneve në brendësi të një arkivi gjigand virtual.
U desh të pritej deri në 1993 që Cern të vendoste ta bënte të disponueshëm protokollin e World Wide Webit falas.
Në 2013, me rastin e përvjetorit të 20 të këtij eventi, qendra hapi edhe sajtin e parë të saj online të projektuar ndonjëherë që mban informacione bazë mbi funksionimin e rrjetit dhe mbi protokollin për hipertekstin Http. Sot, në rrjet mund të numërohen rreth 1.7 miliardë sajte webi. Informacione, rrjet social, tregti elektronike; në vetëm 50 vite nga lindja e tij, edhe pse në formë të ndryshme, interneti ka rezultuar një instrument revolucionar pa të cilin nuk mund të bëjmë më.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Suedi Policia kreu një hetim gjatë natës, por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të... -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?











