Bota
Interpoli, në kërkim të ish-shefit të ‘Nissan’-it, Carlos Ghosn
Libani ka pranuar një “njoftim të kuq” nga Interpol për arrestimin e ish-shefit të arratisur të ‘Nissan’-it, Carlos Ghosn.
Kërkesa u pranua nga forcat e brendshme të sigurisë në Liban të enjten dhe nuk pritet t’i referohet gjyqësorit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Avioni privat, me të cilin fluturoi Ghosn, thuhet se u ul në Stamboll, para se të fluturonte për në Liban.
Turqia ka nisur një hetim se si Ghosn udhëtoi përmes Stambollit, me qëllimin që t’i ikte gjykimit në Japoni, për çka mediat lokale kanë raportuar se janë bërë shtatë arrestime.
Detajet e arratisjes së tij mbeten të paqarta, megjithëse raportet thonë se ai mund të ketë pasur një pasaportë rezervë franceze, përveç tre të tjerave që i kishte dorëzuar.
Franca thotë se nuk do ta ekstradojë atë nëse ai udhëton atje.
Biznesmeni mban nënshtetësi franceze, libaneze dhe braziliane. Ai aktualisht besohet të jetë në Liban, vend ky i cili nuk ka asnjë traktat ekstradimi me Japoninë.
Ai kishte paguar gjobën 8.9 milionë dollarë për t’u liruar me kusht në Japoni në prillin e kaluar, përpara gjykimit të tij, ku po akuzohet për keqpërdorim financiar.
Por, ai u shfaq në Liban në natën e Vitit të Ri, duke thënë: “Unë i kam shpëtuar padrejtësisë dhe persekutimit politik”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












