Kosova
Kryeministri i Kosovës: Investimet e diasporës, me interes për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, Florin Krasniqi, i cili jeton në Amerikë.
Gjatë këtij takimi është folur për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët.
Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur se investimet e diasporës janë me interes të madh për Kosovën.
“Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën. Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar që jeton në Amerikë, Florin Krasniqi, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët”, ka shkruar kryeministri në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ditëve të fundit, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar ndërmarrje të ndryshme në vend, si Ferronikelin, M-Technologie, etj.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit













