Lajme
Investimi në ujë, prioritet i qeverisë
Institucionet e Kosovës premtojnë investime në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të furnizimit me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe për zhvillimin e resurseve të reja
Pavarësisht se Republika e Kosovës është një vend i cili konsiderohet me rezerva të kufizuara të resurseve ujore, Qeveria e Kosovës është zotuar që, në bashkëpunim me donatorët, të vazhdojë investimet në zhvillimin e kapaciteteve për furnizim me ujë.
Në ditën botërore të Ujit, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës deklarojnë investime në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të furnizimit me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe për zhvillimin e resurseve të reja ujore.
Kështu ka deklaruar drejtori i Departamentit të Ujërave në Kosovë, Naser Bajraktari.
Ndërkaq zyrtarja e lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mrikë Macula tha se gjatë këtij viti të fillohet ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren.
“Deri më tani është arritur të hartohen studime fizibiliteti për trajtimin e ujërave të ndotura për qytetet Pejë, Gjakovë dhe Prizren, në rrugë të mbarë është edhe studimi i fizibilitetit për trajtimin e ujërave të ndotura për qytetin e Prishtinës (finacuar nga KfW). Po ashtu është arritur që Ligji i ujërave të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës dhe shpresoj që shumë shpejt do të hyjë në fuqi”, ka thënë Macula.
Kosova në vijimësi ballafaqohet me mungesë të ujit, për shkak të mosplanifikimit qeveritar për akumulimin e ujërave. Por, nuk është vetëm Kosova, edhe gjysma e të gjithë njerëzve të planetit,ballafaqohet me mungesën e rezervave të ujit të pijshëm.
Republika e Kosovës edhe pse është e pasur me lumenj, megjithatë furnizimi me ujë nuk është në nivelin e duhur. Sipas statistikave, rreth gjysma e qytetarëve të Kosovës është e lidhur me sistemin e ujësjellësit, ndërsa një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që jetojnë në zona rurale, furnizohen nga puset në mënyrë individuale.
Megjithatë, uji me të cilin furnizohen qytetarët e Kosovës është i kualitetit të duhur. Cilësia e ujit që pinë kosovarët, nga sistemi publik i ujësjellësit, vazhdimisht mbikëqyret nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), i cili është institucion kompetent për të vlerësuar kualitetin e ujit.
Sipas analizave të rregullta që kryen ky Institut, uji i pijshëm i sistemit publik të Ujësjellësit që konsumojnë qytetarët e Prishtinës dhe të të gjitha qyteteve të tjera, është në përputhje me standardet e vendit tonë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











