Autotech
iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është marramendës
Apple nuk e ka prodhuar portin USBC për iPhone, por atë e ka bërë Ken Pillonel, student i robotikës në Institutin e Teknologjisë në Zvicër.
iPhone i parë që ka port funksional USB-C është shfaqur muajin e kaluar, e tani po shitet në ankand.
Megjithatë, Apple nuk e ka prodhuar portin USBC për iPhone, por atë e ka bërë Ken Pillonel, student i robotikës në Institutin e Teknologjisë në Zvicër.
Pillonel është lodhur nga pritjet që Apple të prodhojë iPhone me portin USB-C, kështu ia plotësoi vetes këtë dëshirë.
Pas një muaj punë të palodhshme, Pillonel me sukses ka arritur të integrojë portin USB-C në iPhoneX, e të gjitha detajet i prezantoi në një video të publikuar në YouTube.
Tani porti USB-C i prodhuar për iPhone mundëson mbushjen e baterisë dhe transferimin e të dhënave. Kjo pajisje po shitet në eBay, e çmimi ka tejkaluar shumën prej 80 mijë dollarëve. Ankandi do të jetë i hapur deri më 11 nëntor.
Bashkimi Evropian ka kërkuar që përdorimi i porteve USB-C të jetë i obligueshëm për të gjithë telefonat e mençur, kështu edhe Apple duhet të vendosë nëse do të respektojë këtë apo do të mendojë ndonjë metodë alternative të mbushjes siç është mbushësi pa tela.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana












