Kosova
Isa Mustafa deklarohet mbi procesin e bisedimeve me VV-në
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i bisedimeve me Vetëvendosjen po vazhdon.
“Meqenëse procesi i bisedimeve po vazhdon dhe, meqë ky proces nuk është i ngurtë, çdo ulje në tavolinë nënkupton mundësinë e një zgjidhjeje”.
Mustafa ka thënë se është e vështirë të gjendet zgjidhje nëse ato nuk ngurtësohen.
“Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ne nuk kemi dhënë deklarata. Ne deri tash jemi pajtuar për shumë gjëra. Kanë mbetur edhe disa gjëra t’i diskutojmë edhe më tutje”, ka thënë Mustafa para gazetarëve pas takimit që ka pasur me kryetarët e degëve të LDK-së, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
“Ne po praktikojmë t’i njoftojmë kryetaret e degëve lidhur me ecurinë e bisedave që po zhvillojmë me Vetëvendosjen për koalicionin e mundshëm qeverisës”.
“Këtë po e bëjmë që të jemi transparent edhe para anëtarësisë sonë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













