Integrimi
ISEAL organizon “Ditën e dyerve të hapura”
Të mërkurën, më 27 maj Instituti për Studime Shqiptare në Zvicër (ISEAL) mban "Ditën e Dyerve të Hapura". Aktiviteti mbahet nga ora 14.00 deri në orën 19.00.
Pjesë e kësaj pasditeje është vizita në lokalet e reja të institutit, ku pastaj do të jepen informacione lidhur me projektet e deritashme dhe ato në të ardhmen që ka ky institut.
Në program është paraparë edhe një intermexo muzikore dhe në fund një apero për mysafirët e ISEAL-it.
Instituti në fjalë është themeluar në vitin 2011 dhe e ka selinë Lozanë. Në fushën e veprimtarisë së tij është studimi i aspekteve të ndryshme të qenies shqiptare në Zvicër dhe në raport me vendet e prejardhjes.
Hyrja është e lirë.
Instituti gjendet në këtë adresë:
Pontaise 11
1018 Lausanne
Për informata më të hollësishme: [email protected] – www.iseal.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













