Literaturë
«Rrënjë për t’u rritur gjetiu»
Në ndërtesën e ISEAL-it, të mërkurën, më 27 mars 2019, në praninë e shumë personaliteteve, ISEAL paraqiti librin «Rrënjë për t’u rritur gjetiu» në gjuhët frënge dhe shqipe.
Ky libër në gjuhët frënge dhe shqipe, përfshin tekstet e tre fituesve të Konkursit letrar me të njëjtin titull si libri: “Rrënjë për t’u rritur gjetiu”.
Fituesi i këtij konkursi, Valmir Rexhepi, bëri një paraqitje të thukët dhe mbresëlënëse ku shpjegoi idenë e shkrimit të tij me titull: «Erë emërohen». Valmir Rexhepi, profesor në Lozanë, «kristalizoi» në mënyrë të fuqishme letrare, ndjenjën e të qenit shqiptar nga Kosova, i lindur në Zvicër.
Një paraqitje sponatane bëri edhe Daniel Abimi, autor, kuadër i lartë në kantonin Vaud. Daniel Abimi evokoi kujtimet me babanë e tij, i pari shqiptar i vendosur në Lozanë e madje edhe më gjerë në Zvicër në vitin 1948. Daniel Abimi që ishte sa letrar aq edhe njerëzor, bëri që të pranishmit të kenë vëmendje të veçantë në paraqitjen e tij, shkruan albinfo.ch.
Ilir Xheladini, autor, tërhoqi një paralele letrare në mes të librit të tij të botuar në gjuhën frënge «Midax, merimanga udhëtare » (Midax, l’araignée voyageuse) dhe tekstit të Valmir Rexhepit.
Përmes rrëfimeve të tyre letrare Valmir Rexhepi, Daniel Abimi e Ilir Xheladini arritën të forcojnë dhe të kapërcejnë vetveten nga përvojat e përjetuara, të gërshetojnë realen me përfytyrimin dhe t’i shprehin ato në format më burimore.
Prof Dr Daniel Maggetti, Francis Cousin, Dr Olivier Meuwly e personalitete të tjera të pranishëm në këtë mbrëmje, shkëmbyen rreth temës së identitetit dhe qetësisë shpirtërore.
Driton Kajtazi theksoi se « tre autorë, Carina Carballo, Renata Vujica dhe Valmir Rexhepi, sollën në rreshta përvojën e udhëtimit të imigrantit, përvojë e përbashkët e qindra mijëra të rinjve në Zvicër, dhe shumë më tepër rreth botës. Në këtë botë, e cila ecën shumë shpejt, ama shumë shpejt, këto rrëfime letrare janë njëherësh një ndalim, strehë, dhe një rast reflektimi në kohë. »
Konkursi letrar, botimi i këtij libri dhe manifestimet rreth botimit dhe konkursit u realizuan me nismën e përbashkët të Qendrës së kërkimeve letrare për Zvicrën franceze në Universitetin e Lozanës e të Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare (ISEAL), dhe me përkrahjen e Zyrës së Integrimit të Qytetit të Lozanës. Konkursi letrar ishte i drejtuar për të gjithë personat me prejardhje nga vende të huaja, të lindur në Zvicër ose të ardhur në fëmijërinë e tyre. Ftesa për të rrëfyer u mirëprit nga persona me prejardhje të ndryshme, të sistemuar mirë në Zvicër, krenarë me shtetësinë zvicerane, vendës nga gjetiu; nga kjo rezultuan pesëmbëdhjetë rrëfime burimore në prozë, në frëngjisht, nga të gjitha kantonet e Zvicrës franceze. Juria e përbërë nga: Corinne Desarzens, Neriman Kamberi, Camille Lischer dhe Muriel Zeender Berset, e kryesuar nga Daniel Maggetti, pati një detyrë të vështirë: të shpërblente tri rrëfimet më të mira, bazuar në kritere që u kujdesën për të përzgjedhur rrëfimet 15 të guximshme, ato më të motivuarat, që transmetuan në frymë krejt të veçantë përvojën e tyre.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë













