Lajme
Ish-futbollisti i Lepencit ndërroi jetë në Zvicër
Federata e Futbollit e Kosovës ka ngushëlluar familjen Shurdhani
Ish-futbollisti i Lepencit, Trimor Shurdhani, ka ndërruar jetë në Zvicër.
Shurdhani, i cili ishte nga Kaçaniku kishte shkuar në Zvicër, pasi disa vite më parë ai kishte pësuar një aksident të rëndë, përcjell albinfo.ch.
“Kryesia e KF LEPENCIT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes së Halim Shurdhanit për ndërrimin e jetës së birit të tij, ish lojtarit të KF LEPENCIT” ka shkruar klubi.
Familjen e ka ngushëlluar edhe Federata e Futbollit e Kosovës. “Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Trimor Shurdhani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Trimori si ish-futbollist i KF “Lepenci” la gjurmë në futbollin kaçanikas dhe më gjerë, duke qenë gjithmonë i përkushtuar dhe një profesionist i vërtetë i sportit. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, njofton FFK.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën