Lajme
Ish-kryeministri i Skocisë vdes gjatë një konference në Maqedoninë e Veriut
Alex Salmond, ish-kryeministri i Skocisë që e udhëhoqi Skocinë në prag të pavarësisë, ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Ai u rrëzua pasi mbajti një fjalim në Maqedoninë e Veriut të shtunën.
Salmond shërbeu si ministër i parë i Skocisë nga viti 2007. Ai u tërhoq nga posti pasi dështoi të siguronte pavarësinë në referendumin e vitit 2014, duke ia dorëzuar zëvendësit të tij, Nicola Sturgeon.
Kryeministri i Skocisë, John Swinney, tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar”.
“Aleksi punoi pa u lodhur dhe luftoi pa frikë për vendin që donte dhe për pavarësinë e saj. Ai mori në qeveri Partinë Kombëtare Skoceze nga skajet e politikës skoceze dhe e udhëhoqi Skocinë aq afër që të bëhej një vend i pavarur.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Salmond kishte qenë një “figurë monumentale” për më shumë se 30 vjet.
“Ai lë pas një trashëgimi të qëndrueshme”, tha ai. “Si ministër i parë i Skocisë ai kujdesej thellësisht për trashëgiminë, historinë dhe kulturën e Skocisë, si dhe për komunitetet që ai përfaqësoi si deputet dhe MSP gjatë shumë viteve të shërbimit.
“Mendimet e mia janë me ata që e njohën, familjen dhe të dashurit e tij. Në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh ngushëllimet tona sot”.
Mediat në Maqedoni të Veriut shkruajnë se Salmond vdiq gjatë drekës së konferencës që u mbajt në hotelin Inex Gorica në Ohër. Supozohet se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.
Përpjekjet e ekipit mjekësor të Ambulancës së Ohrit për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme, njofton “Alsat M”.
Salmondi dje pati një prezantim në edicionin e dytë të Forumit për Diplomaci Kulturore, të bashkëorganizuar nga zyra e ish-presidentit Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve” dhe Instituti për Diplomaci Kulturore nga Berlini./The Guardian
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











