Lajme
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ndërroi jetë pas atentatit
Bëhet e ditur se ish-kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe, nuk i mbijetoi atentatit kundër tij gjatë një fjalimi në një fushatë elektorale. Sipas raportimeve në media, politikani konservator u qëllua në rajonin Nara nga një burrë që ndodhej pas tij. Agjencia e lajmeve, Jiji, njoftoi, duke iu referuar të dhënave nga qarqet e partisë liberaldemkratike, LDP, se 67-vjeçari ra menjëherë dhe filloi të ketë gjakderdhje në qafë. Ish-kryeministri u dërgua në spital, por pa shpresë. “Ai po mbante një fjalim, kur një burrë erdhi nga pas, rrëfeu edhe një dëshmitare në vendngjarje. Sulmuesi ka qëlluar të paktën dy herë. Pas plumbit të dytë njerëzit e rrethuan dhe filluan të japin ndihmën e parë për jetën.
Një zëdhënës i qeverisë japoneze është shprehur se “është arrestuar një burrë, autori i dyshuar i atentatit. Sipas mediave, atentatori është një burrë 41 vjeç. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ishte shprehur më parë se Abe ndodhet në “gjendje shumë serioze”.
Sulmi në nga vendet më të sigurta të botës, siç shihet Japonia, ka shkaktuar reagime të tronditura. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh tejet “i shokuar pas atentatit kundër Shinzo Abe. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, shprehu tronditjen e saj. “Mendimet e mia janë me të dhe familjen”, shkroi ajo në Twitter. Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, shprehu dhimbjen e thellë dhe shqetësimin. “Mendimet tona, lutjet tona janë me të, familjen e tij dhe popullin japonez”, ka thënë Blinken, sipas “New York Times”. Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson, u shpreh se Britania e Madhe qëndron krah Japonisë pas atentatit kundër Abes.
Abe dha dorëheqjen në vitin 2020, por ishte një figurë e rëndësishme e partisë qeverisëse liberaldemokratike, LDP. Ai ishte kryeministri që ka qeverisur më gjatë në Japoni. Nën drejtimin e tij Japonia ndoqi një politikë tejet të djathtë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











