Lajme
Ish-presidenti zviceran vdes nga Covid-19
Sipas mediave që raportuan vdekjen e Cottit, ai vdiq të mërkurën pasdite në një spital të Locarno "pas ndërlikimeve për shkak të koronavirusit"
Ish-presidenti zviceran, Flavio Cotti, i cili gjithashtu shërbeu si ministër i Jashtëm dhe i Brendshëm i vendit, ka vdekur në moshën 81-vjeçare, thuhet nga koronavirusi.
“Me trishtim të madh kam dëgjouar për vdekjen e Flavio Cotti”, tha ministri i Jashtëm aktual zviceran Ignazio Cassis, në Twitter.
“Shpirti i tij politik do të jetë gjithmonë i pranishëm në Ministrinë e Jashtme”, shtoi ai.
Sipas të përditshmeve rajonale në Kantonin Ticino, italishtfolës të Zvicrës që raportuan vdekjen e Cotti, ai vdiq të mërkurën pasdite në një spital të Locarno “pas ndërlikimeve për shkak të koronavirusit”.
Cotti, i cili ishte një avokat i licencuar u ngrit në radhët e Partisë Demokristiane në Ticino, para se të kalonte 12 vjet në qeverinë kombëtare në Bernë, nga viti 1987 në 1999.
Ai shërbeu si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Brendshëm, dhe dy herë shërbeu si president. Ai ishte i njohur për atë që kishte punuar për të lëvizur Zvicrën më pranë organizatave ndërkombëtare dhe loboi që vendi i tij të bashkohej me Kombet e Bashkuara, diçka që më në fund u realizua tre vjet pasi ai u largua nga detyra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













