Lajme
Ish-republikat jugosllave, 104 miliard € borxhe
Më së shumti borxhe nga ish-republikat të Jugosllavisë ka Kroacia rreth 37 miliardë euro dhe Sllovenia me 30.7 miliard borxh publik. Serbia i ka 24 miliard
Republikat e ish-Jugosllavisë (Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) kanë borxhe që arrijnë në mbi 104 miliard €. Bëhet fjalë për borxhet e mbledhura publike të të gjitha gjashtë republikave, shkruan gazeta “Veçernje Novosti”, transmeton albinfo.ch.
Para rënies së Jugosllavisë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, borxhi publik i RSFJ-së ishte 20 miliard dollarë ndërsa aktualisht borxhi publik i Serbisë kalon vlerën 24 miliard euro.
Me më shumti borxhe nga ish-republikat të Jugosllavisë është Kroacia me 37 miliardë euro dhe Sllovenia me 30.7 miliard borxh publik. Borxhi Kroacisë kalon 87 për qind të PBB-së së vendit, ndërsa në Serbi është 71.8 për qind dhe në Mali të Zi 54 për qind të PBB-së. Maqedonia ka borxhin publik të 3.26 miliard €.
Në rajoni Hungaria ka borxhin më të lartë, e cila mbërrin në 83.4 miliard €, ndërsa Greqia është jashtë konkurrencës me 304 miliard € ose 168 për qind të PBB-së.
Borxhi i përgjithshëm në botë arrin në 54,600 miliardë euro, dhe se pjesa e borxhit në SHBA shkon 29 për qind ndërsa Rusia 0.49 për qind. Shtetet me borxhin më të ulët publik janë Arabia Saudite me 1,82 për qind të PBB-së, Brunei me 3,28 për qind, Hong Kong me 6,37 për qind.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











