Futboll
Ish-trajneri zviceran flet për kosovarin e parë që përfaqësoi Zvicrën
Ish-ndihmëstrajneri i Zvicrës, Michel Pont, ka mbetur i mahnitur nga Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur një ecuri fenomenale që prej ardhjes së Bernard Challandes, raporton Zëri.info.
Pas triumfit në Ligën e Kombeve, “Dardanët” ishin edhe afër kualifikimit në ‘Euro 2020’ nga cikli eliminator.
Por, që këtë mund ta arrijnë nga dy ndeshjet e mbetura në Ligën e Kombeve në muajin mars.
Ish-ndihmëstrajneri i Zvicrës, Michel Pont, ka mbetur i mahnitur nga Kosova.
Në mes të tjerash, ai thotë se ka disa miqë në Kosovë, duke përmendur këtu edhe Arbnor Morinën, ish-futbollistin e FC Prishtinës dhe aktualisht drejtorin sportiv të Flamurtarit.
“Kam shumë miq kosovarë këtu në Gjenevë dhe i pari me të cilin kontaktova me dikë nga Kosova ishte Arbnor Morina”, ka thënë fillimisht Pont në ‘Arena Sportive’, përcjell Zëri.info.
Tutje, ai ka folur edhe për shqiptarin e parë nga Kosova që pranoi ta përfaqësojë Zvicrën.
“Kosovarët janë të çmendur pas futbollit. Lojtari i parë te ne nga Kosova ishte Milaim Rama, i cili mbante numrin 9 dhe shënonte shumë gola”, vlerësoi Pont.
“Ishte shumë krenar dhe i këndshëm, shumë i mirë dhe gjithmonë i qeshur. Ai ishte krenar që përfaqësonte komunitetin kosovar në Zvicër”, shtoi ai në mes të tjerash, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”












