Bota
ISIS mund të kryejë sulme tjera në Evropë
Agjencia e Policisë e Bashkimit Europian, Europoli, ka publikuar një raport të ri, ku thuhet se grupi Shteti Islamik dhe militantë të tjerë mund të kryejnë sulme në shkallë të gjerë në Europë, pas atyre të Parisit
“Europa aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh terrorist të këtyre 10 viteve të fundit”, thuhet në raportin e Europolit, përcjell VoA.
Drejtori i Agjencisë, Rob Wainwright, tha në një konferencë shtypi se “Shteti Islamik ka krijuar një kapacitet të ri për sulme terroriste në shkallë të gjerë në botë, me fokus të veçantë në Europë.”
Në raport thuhet se “sulmet do të drejtohen fillimisht ndaj objektivave të butë” për shkak të pasojave që ato sjellin.
Raporti i Europolit vjen ndërsa kjo agjenci po krijon Qendrën Europiane Kundër Terrorizmit, me seli në Hagë, transmeton albinfo.ch
Wainwright tha se në qendër do të punojnë 50 ekspertë kundër terrorizimit, të cilët do të merren me shkëmbimin e informacioneve, me zbulimin e luftëtarëve të huaj, të burimeve të financimeve, të armëve të paligjshme, si dhe për t’i ndihmuar vendet anëtare të BE-së në hetimet kundër terrorizmit.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’