Kosova

Isufi i reagon Blakajt për listat e veteranëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, e ka quajtur ‘dezertor të drejtësisë’ ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje nga puna në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe aktualisht ndodhet në SHBA.

Isufi në një postim të tij në Facebook thotë se kjo listë i ngjason listës së përgatitur nga UDB-ja e regjimit të Milosheviqit, përcjell albinfo.ch.

“Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh, kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Milosheviqi, sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut. Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit u çudita pse nuk ishte edhe emri im, sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irrituar edhe për të gjithë ju që gjendeni në këtë listë”, ka shkruar Isufi.

Ai e ka akuzuar ish-prokurorin, duke thënë se lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë ata që nuk kanë guximin qytetar t’i dalin zot profesionit.