Integrimi
Itali: Nxënësit shqiptarë marrin pjesë në kuizin e diturisë
Në qytetin Asti të Italisë dje për herë të parë u mbajt kuizi i diturisë i nxënësve shqiptarë me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në këtë vend.
Kuizi u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Itali.
Nga 18 shkolla të pranishme, 13 morën pjesë në gara, njofton MDIS. Në kuiz morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës. Secili grup kishte 6-8 nxënës, përcjell albinfo.ch.
Juria, e përbërë nga mësues të mësimit plotësues në Itali dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës i shpalli fitues të gjithë pjesëmarrësit.
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike gjatë dy javëve të ardhshme do të organizojë kuize të diturisë në Austri, Zvicër dhe Greqi, në bashkëpunim me lidhjet e mësuesve të këtyre tri vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












