Lajme

Italia ashpërson masat kundër Covid-19

Qeveria italiane do të bëjë të detyrueshme certifikatën shëndetësore për të gjithë punonjësit, duke u bërë vendi i parë evropian që ndërmerr një hap të tillë në përpjekjen për të përshpejtuar vaksinimit e për të frenuar pandeminë.

Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinim, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe privat.

Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por do të ketë pezullime dhe ngrirje të pagës.

Rreth 73% e popullsisë prej 60 milionë banorësh në Itali kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 65% janë imunizuar plotësisht.