Lajme
Italia e bën të detyrueshme certifikatën e vaksinimit
Sipas informacioneve zyrtare, Italia pritet të bëjë të detyrueshme certifikatën e Covid-19, duke filluar nga 6 gushti. Ky veprim do të lejojë të gjithë qytetarët të moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, të kenë akses në vende të mbyllura, duke përfshirë restorante, kinema dhe palestra, transmeton albinfo.ch.
“Certifikata shëndetësore është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar”, shpjegoi kryeministri Mario Draghi.
Pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata e vaksinimit nuk do të jetë e detyrueshme për transportin publik, shkruan BBC.
Virusi është përsëri në rritje në Itali, për shkak të variantit Delta. Numri i rasteve të reja u dyfishua gjatë javës së kaluar, me më shumë se 5,000 infeksione të raportuara të enjten. Rreth gjysma e italianëve janë plotësisht të vaksinuar. Kryeministri italian, Mario Draghi, ka dënuar politikanët e djathtë, të cilët kanë bërë thirrje të rinjve të mos vaksinohen.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












