Shëndetësi
Italia i dhuron pajisje prej 370 mijë eurosh QKUK-së
Funksionalizohet salla e dytë operative për sëmundjet e zemrës.
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë janë dhuruar nga Ambasada italiane pajisje me vlerë prej 370 mijë eurosh, të cilat mundësojnë vënien në funksion edhe të sallës së dytë operative për sëmundjet e zemrës dhe rritjen e numrit të shërbimeve. Ky donacion nga Qeveria italiane për shëndetësinë kosovare është në kuadër të projektit 3-milionësh: “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka deklaruar se furnizimi me barna esenciale është përmirësuar, pasi që tani 70 për qind e barnave janë me kontrata. Ai ka theksuar se kanë arritur të përmirësojnë gjendjen e furnizimit e barna, si dhe të kursejnë miliona euro, duke mos blerë barna me çmime të larta, ashtu siç ka ndodhur deri tani. Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se furnizimi me stenta dhe material shpenzues është i kënaqshëm.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara Këshilli Kombëtar ka miratuar një mocion për t’i lejuar targat me kombinime të zgjedhura nga qytetarët,... -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë












