Kriza në Ukrainë
Italia i kërkon Rusisë të reagojë për grurin: Do të vdesin miliona vetë
Ndërsa mediat e Moskës raportojnë se brenda kësaj jave do të nisë eksportimi i drithërave në port ukrainas të Bërdjansk në Detin e Zi.
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të terrorit të Vladimir Putin. Akuza vjen nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Duke folur në Parlamentin Europian, zyrtarja konfirmoi se sanksionet e Perëndimit nuk do të prekin produktet ushqimore të bllokuara në Ukrainë dhe as ato që mund të eksportojë Moska.
“Ky është një rrethim i ftohtë, i pashpirt dhe i llogaritur mirë nga Putini ndaj disa prej vendeve dhe njerëzve më të cenueshëm në botë. Dhe prandaj tani, të nderuar deputetë, ushqimi është bërë pjesë e arsenalit të terrorit të Kremlinit dhe ne nuk mund ta tolerojmë atë”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, Italia paralajmëroi se miliona persona mund të vdesin nga uria në rast se Rusia nuk liron portet e Ukrainës në Detin e Zi.
“Dua ta them qartë se nga Rusia presim sinjale të qarta dhe konkrete, pasi të bllokosh eksportimin e grurit, do të thotë të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra. Italia do të vazhdojë të angazhohet në linjën e parë për të gjetur zgjidhje bashkë me OKB-në për të shmangur një katastrofë ushqimore globale”, tha Luigi di Maio, ministër i Jashtëm i Italisë.
Di Maio, deklaratat e të cilit erdhën gjatë një takimi mes disa vendeve të Mesdheut dhe Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë të Kombeve të Bashkuara, shtoi se javë te ardhshme do të jenë thelbësore për zgjidhjen e krizës. Kjo temë u cek dhe nga Gjermania.
Ministrja e Tregtisë, Svelja Schulze, tha se lufta e pajustifikuar dhe e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës po ndërpret prodhimet bujqësore, zinxhirët e furnizimeve dhe tregtinë, duke bërë që çmimet të rriten në nivele të paprecedenta.
Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi ushtarët ukrainas se kanë djegur qëllimisht mbi 50 mijë tonelata gruri në portin e Mariupolit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














