Lajme

Italia kritikohet për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve homoseksualë.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet vitin e kaluar, me premtimin se do të vë theksin te vlerat e familjes tradicionale.

Më herët gjatë këtij muaji, Qeveria italiane kufizojë të drejtat e prindërve homoseksualë.

Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate – që është e ndaluar në Itali – apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale.

Por, kryetari i Miltanos, Beppe Sala, tha se ka ndaluar regjistrimin e fëmijëve pasi Ministria e Brendshme i dërgoi një letër duke insistuar se për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat.

Anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se kanë frikë se presioni ndaj qytetit të Milanos “është pjesë e një sulmi më të gjerë nga komunitetit LGBTQI+ në Itali”.

Ata i bënë thirrje Qeverisë italiane që menjëherë të heqë dorë nga vendimi dhe të miratojnë raportin e vitit 2022 për sundimin e ligjit që BE-ja ka vendosur.

Ligjvënësit evropianë thanë se vendimi i Italisë është “diskriminim jo vetëm ndaj çifteve të së njëjtës gjini, por pikë së pari ndaj fëmijëve të tyre”, duke shtuar se “është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve” sipas konventës të Kombeve të Bashkuara.

Që nga viti 2016, në Itali lejohet bashkimi civil i çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtimi nga Kisha Katolike ka pamundësuar që këtyre çifteve t’u lejohet që të birësojnë fëmijë/rel