Bota

Italia merr kryesimin e OSBE-së, në fokus refugjatët

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano, tha se përparësia kryesore e kryesimit italian të OSBE do të ishte situata në Mesdhe, përmes së cilës Italia përballet me një fluks masiv të emigrantëve afrikanë.

“Kriza e migracionit do të ishte e paqëndrueshme nëse nuk do të merrnim përgjegjësinë dhe nëse nuk kishte solidaritet ndërkombëtar”, tha Alfano në Vjenë, ku ai promovoi prioritetet e kryesisë italiane të OSBE, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me Ukrainën, Alfano njoftoi se do të vizitojë rajonin në fund të janarit dhe i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të punonin për të qetësuar konfliktin në Donbass.