Lajme
Italia nga nesër aplikon gjobat për të pavaksinuarit që thyejnë kufizimet
Nga nesër në Itali hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid dhe super “Green Pass” edhe në zonën e sigurt.
Dekreti ministror i miratuar më 24 nëntor parashikon gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro për këdo që tenton të hyjë në bare dhe restorante pa pasur vaksinën.
Qeveria mendon se do të shtojë ndërgjegjësimin e masës teksa u bllokon aksesin personave të pavaksinuar. Draghi ka angazhuar të gjitha forcat policore që të bëjnë kontrolle të detajuara në të gjitha ambientet e ndaluara dhe kushdo që nuk bindet të tregojë certifikatën e gjelbër që lidhet me vaksinimin apo kalimin e sëmundjes, do të gjobitet, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Ky dokument do të kërkohet në mbarë vendin, në të gjitha format e transportit, por edhe aktivitete të tjera që parashikojnë praninë e të tjerë personave afër jush.
Në fuqi do vijojë të mbetet tamponi negativ për të shkuar në punë, në palestër, të qëndroni natën në hotel, por jo për bizneset e gastronomisë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit












