Lajme

Italia planifikon të vendosë karantinë pesëditore për udhëtarët nga BE-ja

Italia po mban bisedime mbi një karantinë pesëditore për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt vendit, nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet edhe një tampon përpara mbërritjes në Itali dhe një pas përfundimit të periudhës sa karantinës.

Masa të tilla janë në fuqi për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë nga shtete jashtë Bashkimit Europian.

Gjermania gjithashtu njoftoi të martën se do të rriste kontrollet në kufijtë tokësorë për 8 deri në 14 ditët e ardhshme.

“Nuk ka rëndësi nga vini, Polonia, Franca apo Danimarka, të gjithë duhet të kalojnë kontrollet e nevojshme”, tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Këto kufizime të reja vijnë pasi Europa po përjeton një valë të tretë të COVID-19, si pasojë e rritjes së infektimeve me variantin britanik.

OBSH njoftoi se gjatë javës së fundit në Europë u regjistruan 1,648,346 raste të reja dhe 23,820 viktima.