Lajme
Italianët nuk lejojnë mërgimtarin nga Zvicra të shkojë në Shqipëri
Eshtë ndalur nga policia italiane dhe nuk i është lejuar që të marrë tragetin për Shqipëri, dhe kjo i është shpjeguar me arsyen se njerëzit nga vendet e Zonës Shengen, nuk lejohen të dalin jashtë kësaj zone!
Masat e marra kundër pandemisë në shtetet e treta, po bëhen pengesë edhe për shqiptarët e Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Ballkanit, duke kaluar nëpër to. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një shqiptari me qëndrim në Zvicër, i cili nëpërmes Italisë donte të shkonte në Shqipëri.
Muhamet Maloku nga Oberrieti i Zvicrës në një prononcim për albinfo.ch ka rrëfyer problemin në të cilin ka hasur para disa ditësh kur ishte nisur për t`i kaluar pushimet në Shqipëri.
Maloku ka thënë se në Itali është ndalur nga policia italiane dhe nuk i është lejuar që të marrë tragetin për Shqipëri, dhe kjo i është shpjeguar me arsyen se njerëzit nga vendet e Zonës Shengen, nuk lejohen të dalin jashtë kësaj zone!
“Deri në Itali nuk kemi hasur në ndonjë problem, çdo gjë ka shkuar në rregull. Mirëpo, kur arritëm në Itali, pasi kemi bërë chek-in dhe të gjitha procedurat për tu nisur për Shqipëri, policia italiane më ka ndaluar dhe më ka thënë që me pasaportë zvicerane nuk mund të dal jashtë Zonës Shengen. Kjo gjë nuk ka vlejtur edhe për bashkëshorten time, e cila posedon edhe pasaportën e Kosovës. Ky problem nuk më ka ndodhur vetëm mua. Janë disa familje që kemi mbetur këtu në Itali për pushime e disa të tjera janë kthyer. Të gjitha rezervimet i kemi pasur në Shqipëri, pasi që ne nuk e kemi ditur që nuk mund të dalim në Shqipëri” ka rrëfyer Maloku për albinfo.ch.
Në ndërkohë, albinfo.ch është duke u marrë me rastin dhe do të përpiqet që të marrë informacione zyrtare nga organet kompentente, për të njoftuar lexuesit e saj lidhur me këte problem./albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Qetë në kufijtë e Kosovës, mërgimtarët pa pritje të gjata në hyrje
- Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania
- Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani
- 11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës
E-Diaspora
-
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania E reja shqiptare arrestohet pas kthimit nga Gjermania, foshnja 1-vjeçare me të... -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














