Koronavirusi: çast pas çasti
Izrael: 12.000 veta janë dërguar gabimisht në karantinë
Në luftën kundër rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, qeveria izraelite po mbështetet edhe në mbikëqyrjen e telefonave celularë nga shërbimi sekret
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka pranuar se, sipas të gjitha gjasave, mijëra qytetarë janë dërguar në karantinë për koronavirus pa pasur asnjë arsye për këtë. Kjo ka ndodhur pas vendimit për rifillimin e mbikëqyrjes së telefonëve celularë të qytetarëve, shkruan sda.ch.
Rreth 12.000 njerëz kanë deklaruar se kishin marrë mesazh me shkrim nga shërbimi sekret izraelit “Schin Bet”, transmeton albinfo.ch. Në bazë të këtij mesazhi ata ishin liruar nga karantina e shtëpisë, por pa ju dhënë asnjë arsyetim për këtë vendim, ka thënë të martën një përfaqësues i ministrisë së shëndetësisë, para një komiteti parlamentar.
Në luftën kundër rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, qeveria izraelite po mbështetet veç tjerash edhe në mbikëqyrjen e telefonave celularë nga shërbimi sekret. Schin Bet kishte aplikuar masën e diskutueshme në fillim të krizës, por gjykata më e lartë e Izraelit e kishte ndaluar përkohësisht mbikëqyrjen në fjalë në fund të prilli, përcjell albinfo.ch. Masa është rivendosur në fund të qershorit pasi që u miratua një ligj i nevojshëm për veprimin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













