Kosova

Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisës së LDK-së

Pas takimit të 6 të grupeve punuese VV-LDK për harmonizimin e programit qeverisës, u mblodh sot Kryesia e LDK-së. Pas takimit kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, tha se do të vazhdojnë konsultimet për temat në të cilat nuk është arritur deri më tani pajtueshmëri, ndërkaq për ndarjen e ministrive dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me formimin e institucioneve, përfshirë edhe postin e presidentit, do të diskutojnë në takimet e ardhshme me liderin e VV-së, Albin Kurti.