Lajme

Shtetet që e bojkotuan ndarjen e çmimit Nobël për letërsi

Shtetet si Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Turqia dhe Bosnjë e Hercegovina bojkotojnë ndarjen e çmimit Nobël për letërsi

Meqedonia, Turqia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina iu bashkuan Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke.

Së fundi, edhe Maqedonia e Veriut është solidarizuar me vendet e tjera që paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobël për literaturë Peter Handke, nga Ministria për Punë të Jashtme. Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në profilin e tij të Twitter-it ka shkruar:

“Me mohimin e gjenocidit duhet të kundërshtojmë. Dërgojmë instruksione deri te Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Suedi, që të mos marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobël Handke-s”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Kujtojmë se edhe mjekja suedeze e ka kthyer çmimin Nobel për shkak të Handkes.

Dhënia e çmimit për një shkrimtar austriak, Peter Handke, ka shkaktuar një polemikë të madhe dhe zemërim publik në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin Slobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, dhe protestat u organizuan me rastin e këtij çmimi, shkruan Aljazeera.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë”, shtoi ajo, përcjell albinfo.ch.