Lajme
Ja pse të pasurit i depozitojnë paratë e tyre në bankat zvicerane
Pa dyshim se Zvicra është e njohur si një nga vendet me ekonominë më konkurruese në botë, kjo falë sektorit të saj të lulëzuar të shërbimit, e veçanërisht atij financiar. Por çfarë e bën këtë vend qendrën e grumbullimit të thesareve të botës?
Nuk është rastësi që persona të kamur në botë u besojnë bankave zvicerane ruajtjen e parave të tyre, përcjell albinfo.ch.
Bankat zvicerane janë të njohura për nivelin e lartë të sigurisë së parave, ndaj dhe konsiderohen mjaft të besueshme.
Persona të kamur nga e gjithë bota depozitojnë shuma marramendëse në llogaritë e tyre bankare të hapura në bankat zvicerane, kjo për faktin se Zvicra njihet për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, ndaj dhe konsiderohen si një vend i besueshëm për të ruajtur pasurinë.
Historia e bankave zvicerane lidhet me disa faktorë, si neutraliteti, sovranitetin kombëtar, sistemi teknologjik dhe zhvillimor të cilët kanë favorizuar një mjedis te qëndrueshëm e te sigurt, ku sektori bankar ka mundur te lulëzojë.
Aktualisht një e treta e gjithë fondeve qe mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen ne Zvicër. Zviceranët kanë kohë që i mbajnë të sigurta paratë e të famshmëve, aktorëve, politikanëve apo biznesmenëve dhe bankat zvicerane janë shumë të njohura në këtë drejtim.
Pikërisht këtu bëhet ndarja dhe dallimi i madh i bankave zvicerane me vendet e tjera të botës, Zvicra ka rritur masat e saj të sigurisë dhe ka futur shumë sisteme teknologjike, të cilat e bëjnë të pamundur qasjen në identitetin e klientëve, me përjashtim të një numri të kufizuar personash.
Në këtë mënyrë bankat realizojnë qëllimin e tyre, duke ruajtur njëkohësisht paratë dhe identitetin e klientëve dhe depozituesve.
Ndonëse do të ishte e gabuar të thuhet se bankat zvicerane janë ende po aq të besueshme sa kanë qenë më parë, ato janë ende shumë të besuara për privatësinë dhe mbrojtjen e aseteve.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë Fillimi i pushimeve shkollore në Zvicrën gjermanofolëse ka shkaktuar radhë të gjata, ndërsa Spanja, Portugalia dhe... -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut













