Kuriozitete

Ja se si një vezë arriti të bëhet yll në rrjetet sociale

Veza e ashtuquajtur Eugene, për pak javë është bërë yll botëror në rrjetet sociale, me 52 milionë pëlqime në Instagram. Imazhi i saj është shkatërruar nga miliona dollarë.

Historia filloi me një lojë fati: Një nëpunës i një agjencie ka dashur të provojë nëse një vezë e vetme mund të mposhte rekordin e 18 milionë pëlqimeve të yllit amerikan, Kylie Jenner, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Rezultati: Të gjitha pritjet u tejkaluan dhe veza e ashtuquajtur Eugene, ka fituar më shumë se 50 milionë pëlqime.

Përse u shkaktua një mani e tillë? “Kjo vjen me të vërtetë nga kultura e internetit, për të menduar se një fotografi e një veze të padobishme, është më e famshme se një foto e një influencuesi të madh si Kylie Jenner, i cili ka 133 milionë pasues në Instagram. Është diçka që i bën shumë njerëz të qeshin”, shpjegoi për “La Matinale” Frederic Dumonal, specialist i marketingut digjital në CREA, informon Albinfo.ch.

Duke pasur parasysh këtë sukses, “babait” të Eugene i ka lindur ideja që të vendosë foto të reja, me plasaritjet e guaskës së vezëve. Është platforma amerikane streaming Hulu, me 10 milionë dollarë, e cila fitoi konkursin dhe transmetoi një video të vezës gjatë Super Bowl, finalja e futbollit të kampionatit amerikan.

Videoja e titulluar “Zbulimi” tregoi plasaritje vezësh dhe deklaroi se “presioni i rrjeteve sociale më ka shtypur”. Pastaj u shfaq një listë e shoqatave të mbështetjes psikologjike.