Lifestyle
Jackman reagon ndaj politikanëve pas filmit të fundit
Aktori i njohur australian, Hugh Jackman, ka thënë se roli i tij i fundit e bëri të mendojë për politikanët dhe presionin, por edhe për nivelin e kundërthënieve të figurave publike. Jackman njihet më së shumti për rolin e tij të Wolverine, udhëtimi i të cilit përfundoi në vitin 20917 me filmin Logan. Pasi mbajti këtë rol për 17 vjet, Jackman thotë se është krenar për këtë rol, por nuk i mungon roli aq shumë, meqë për vite të tëra i duhej të zgjohej herët dhe të hante vetëm gjoks pule e brokulli. Këtë vit Jackman pranoi rolin në filmin biografik The Front Runner.
Në të flitet rreth ngritjes së senatorit amerikan, Gary Hart, ndryshe kandidat për zgjedhjet presidenciale nga radhët e demokratëve në vitin 1988, por edhe rënien e tij kur mediat zbuluan lidhjen e tij jashtëmartesore, shkruan albinfo.ch
“Mendoj se në rastet e politikanëve shpesh duhet të pyesin dikë rreth gjërave që duhet apo nuk duhet thënë. Mendoj se mua më është dashur pak kohë ta kuptoj këtë, çfarë duhet thënë në situata të ndryshme dhe unë madje kam bërë shumë gabime. Por, nëse jeni politikan, gabimet janë më të rënda e gabimet ndodhin vazhdimisht”, tha Jackman.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














