Lajme
Deri tani janë raportuar 28 raste të virusit mutant, në 7 kantone të Zvicrës
Më pak se 1 për qind e mostrave të analizuara tregojnë këtë variant të ri gjegjësisht deri më tani, gjithsej 28 raste janë zbuluar në shtatë kantone
Në konferencën për media që sapo ka përfunduar në Bernë, përfaqësues të BAG dhe të zyrave të tjera kompetente në nivel federal kanë dhënë informacionet më aktuale lidhur me zhvillimet rreth pandemisë së koronavirusit në Zvicër.
Mutacioni i virusit po përhapet në Zvicër, ka thënë Virginie Masserey nga BAG, raporton sda. Më pak se 1 për qind e mostrave të analizuara tregojnë këtë variant të ri gjegjësisht deri më tani, gjithsej 28 raste janë zbuluar në shtatë kantone, transmeton albinfo.lch.
Prandaj, “nëse keni qenë në Britaninë e Madhe ose keni pasur kontakte me njerëz nga Britania e Madhe, ju patjetër duhet të testoheni. Rekomandohet gjithashtu një test PCR dhe jo një test i shpejtë”, ka nënvizuar Masserey.
A kërcënon virusi mutant një pandemi brenda pandemisë? Kjo ishte një pyetje e bërë nga një gazetar i pranishëm. “Po, kjo mund të ndodhë”, tha Masserey.
Kërcënimi i mutacionit të ri është i madh, përcjell albinfo.ch. Masserey thekson përsëri se masat mbrojtëse duhet të vazhdojnë të respektohen në mënyrë që të zvogëlohet numri i rasteve. Pastaj është vaksinimi.
Ajo shpreson se kjo do të ketë një ndikim pozitiv në kontrollin e gjendjes gjatë muajve të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















