Fotolajmi
Janë zhdukur rreth 6 mijë fëmijë refugjatë
Mediat gjermane njoftuan se vitin e kaluar janë zhdukur 5835 refugjatë të mitur, prej të cilëve 555 ishin nën 14 vjeç. Informacionet mbi zhdukjen e të miturve refugjatë janë marrë nga burime në Parlamentin gjerman, përcjell albinfo.ch.
Mediat gjermane njoftuan se vitin e kaluar janë zhdukur 5835 refugjatë të mitur, prej të cilëve 555 ishin nën 14 vjeç.
Informacionet mbi zhdukjen e të miturve refugjatë janë marrë nga burime në Parlamentin gjerman, përcjell albinfo.ch.
Në shkurt, Ministria për çështje të familjes duke raportuar ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të besuar në zhdukjen e mijëra fëmijëve refugjatë.
Në mesin e 1.1 milion refugjatëve, të cilët erdhën vitin e kaluar në Gjermani, besohet se të paktën 20.000 fëmijë në Evropë erdhën të pashoqëruar nga prindërit ose të afërmit e tyre.
Ministria e Brendshme gjermane nuk ka asnjë informacion se si ndodhi që kaq shumë fëmijë refugjatë të jenë zhdukur.
Sipas përfaqësuesit të Partisë së Gjelbër, Luis Amcberg, Qeveria Federale e kryesuar nga kancelarja Angela Merkel nuk është përgjigjur ndaj problemit në mënyrë adekuate, për shkak të dështimit për të marrë seriozisht në konsideratë “rreziqet e prostitucionit të detyruar dhe shfrytëzimit”, me të cilat ballafaqohen refugjatët e mitur.
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor Marigona dhe Irena Toma prezantojnë ekspozitën "AugenBlicke und Emotionen in Farbe", një ndërthurje e traditës shqiptare... -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














