Maqedonia
Janeva: Gruevski, së shpejti në burg
Kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë, Katica Janeva, ka theksuar se shpreson se ish-kryeministri Nikolla Gruevski shumë shpejt do të shkojë në burg.
Ajo në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka theksuar se së shpejti do ta shohë Gruevskin prapa grilave, pas dënimit të tij me 2 vjet burgim për rastin “Tanku”, përcjell albinfo.ch.
“Nga përvoja që kam, mund të them se kjo do të ndodhë për 20 ditë. Deri të premten pres aktgjykimin nga Gjykata e Apelit në Shkup, që do të dërgohet në formë të shkruar edhe tek Prokuroria jonë Speciale, dhe pas kësaj edhe Gruevski do të marrë vendimin dhe mund të shkojë në burg”, theksoi Janeva. Gjykata e Apelit vërtetoi dënimin prej 2 vjetëve burgim për ish-kryeministrin Gruevski.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale














