Futboll
Jashari shpallet lojtari më i mirë i ri në Zvicër
Mesfushori Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i ri i vitit 2024 në Zvicër, në ceremoninë e mbajtur të hënën në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar shkëlqeu me fanellën e Luzernit, ndërsa aktualisht po luan me shumë sukses edhe te skuadra e Clube Brugge të Belgjikës. Jashari ka falënderuar trajnerin Mario Frick për mbështetje. Fjalë të mëdha për Jasharin dha edhe Frick.
“Një lojtar i shkëlqyer. E dija që në ditën e dytë se ai do të bëhej një lojtar i madh. Ai tashmë është një lojtar kryesor në Club Brugge, kjo nuk më befason. Është një hap para. Mendoj se së shpejti do ta shohim në një ligë tjetër”, ka thënë Frick.
Ndërkohë, lojtari më i mirë i Kategorisë së Dytë të Zvicrës është shpallëur Valon Fazliu. Ai është lojtar i Aaraut. Në edicionin e kaluar pati shënuar 14 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Në edicionin aktual Fazliu ka shënuar shtatë gola në 12 ndeshje. Fazliu 28-vjeçar luan në ofensivë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












